×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi tregon se sa të burgosur dhe gardianë janë të infektuar me Covid-19

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Që nga muaji mars të burgosurit që e gëzojnë të drejtën të shkojnë për vikende në shtëpi nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit korona.

    Por tani kur kanë kaluar gjashtë muaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka vendosur që t’ua lejoj një gjë të tillë të burgosurve.

    Këtë e konfirmoi për gazetën Objektiv, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

    “Prej marsit ata nuk janë lejuar të shkojnë të familjet e tyre në vikende, por pas analizës së situatës kemi vendos që të burgosurit prej të hënës t’ia lejojmë vikendet dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që t’i vizitojnë familjarët e tyre ata që kanë të drejtë në vikend”, tha Thaçi.

    Thaçi ka folur edhe për numrin e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues që janë të infektuar me Covid-19.

    “Aktualisht kemi një numër të zyrtarëve korrektues të cilët ende janë pozitiv, deri më tash kanë qenë afër 30 dhjetë, fatbardhësisht ata nuk kanë pasur vështirësi shëndetësore dhe nuk kemi pasur humbje të jetëve nga Covid-i, ndërsa të burgosur kanë qenë katër që kanë rezultuar pozitiv dhe gjendja e tyre është stabile”, shtoi Thaçi.

    Kreu i ShKK-së theksoi se tashmë kanë përfunduar hartimin e Projektligjit për Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    “Ligji për shërbimin korrektues ka qenë një mangësi, ky draft ligj ka përfunduar dje është bërë një punë voluminoze. Ky ligj do të shkoj në procedura të tjera duke filluar prej Ministrisë së Drejtësisë dhe dëgjimeve publike nëpër faza të tjera dhe shpresojmë që ky ligj sa ma shpejt të shkoj në parlament”, përfundoi Thaçi.

    Sipas Thaçit, ky ligj mundëson që të zgjidhet menaxhmenti i ShKK-së sipas kritereve që i përdor Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në...
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të...
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot, janë bërë tre vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ajo ishte njëra prej mikeve më të mëdha...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc të Klinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja armësh dhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.