×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Takimi në Washington, s’do të jetë i lehtë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Presidenti Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimin Kosovë – Serbi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai ka thënë se do të angazhohen për marrëveshje përfundimtare, që nënkupton njohje reciproke.

    “Në kohën e duhur për Kosovën është takimi që do të organizohet në Uashington, është një takim i munguar por, që po ndodhë për herë të parë në mes të dy vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë i udhëhequr nga SHBA’ja, gjithmonë kanë qenë jashtëzakonisht inkurajuese letrat e presidentit Trump për të presidentët edhe të Kosovës dhe Serbisë, që të shtyhet procesi i paqes përpara dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.

    Presidenti thotë se dita e takimit Kosovë – Serbi do të jetë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me liderët serb.

    “Unë besoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, jashtëzakonisht e rëndë, shumë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me Serbinë, ne si Kosovë kemi kërkuar gjithmonë që në tavolinë të diskutimit të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tash mund të themi jemi të bekuar që jo vetëm do të jenë po do ta udhëheqin këtë proces, mendoj që është diçka e mirë, një mundësi që na ka munguar, shpresoj që do të punohet intenzivisht që ndërlidhet për çështjet ekonomike por edhe që mund të ndikojë për hapjen e çështjeve tjera”, ka thënë ai për T7.

    I pari i shtetit thotë se Serbia ka mbetur peng i së kaluarës, derisa, Kosova ka ecur me hapa progresiv.

    “Delegacioni i Serbisë shikon më tepër ka e kaluara, ende vazhdojnë të mbesin peng i së kaluarës miteve të rrejshme historik e për Kosovën kur Kosova ka bërë hapa gjigand progresiv. Është e lirë e pavarur. Realiteti në Kosovë ËSHTË ndryshe nga ajo që pretendon Serbia. Do të ulen dy shtete plotësisht të barabarta, mendoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, por e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.