×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nga Haga: Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar për media para fillimit të intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton Front Online. 

    Thaçi nga atje ka thënë që është aty për ta respektuar pavarësinë e Kosovës.

    Në një prononcim të shkurtër për media, Thaçi tha se beson te drejtësia dhe e vërteta dhe ky ishte çmimi i lirisë që duhet ta paguajë.

    “Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA,” deklaroi Thaçi.

    Ndërkohë, një grup mbështetësish të UÇK-së dhe presidentit Hashim Thaçi janë mbledhur jashtë Gjykatës Speciale në Hagë dhe kanë brohoritur emrin e kreut të shtetit, “UÇK” si dhe me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.