×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve i amnistoi krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te kompleksi “Heroinat” në Prishtinë.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te kompleksi “Heroinat”, në Prishtinë për të përkujtuar sakrificën e 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

    Nga aty, Thaçi bëri me dije se kontributi i gruas kosovare në shtetndërtimin e Kosovës është i pashoq.

    Thaçi po ashtu bëri të ditur se nuk ka faktor që mund t’i amnistojë të gjitha krimet, gjenocidin e spastrimin etnik që Serbia e ka bërë në Kosovë, përderisa shtoi se, heshtja e drejtësisë ndërkombëtare ka bërë të krimet e Serbisë të amnistohen.

    Thaçi po ashtu shtoi se, Kosova nuk do të ndalet në rrugën e saj për të kërkuar drejtësi, pasi që siç u shpreh i pari i vendit, nuk ka paqe pa drejtësi.

    “Është vlerësim për punën e palodhur të tyre për heroizmin e tyre të paparë në rajon e botë dhe në të njëjtën kohë kujtojmë edhe viktimat apo dhunimet e mbi 20 mijë grave nga shteti i Serbisë. Kështu që edhe sot ky është një nderim shtetëror për përdhunimet që kanë ndodhur nga shteti i Serbisë por në të njëjtën kohë edhe përkujtim i rezistencës së heroinave shqiptare për pavarësi të radhitura nga radhët e UÇK, për fat të keq ende nuk ka drejtësi për këto trime, për këtë spastrim etnik, për gjenocidin serb në Kosovë. Kjo heshtje ndërkombëtare është një heshtje që në një formë apo tjetrën e ka amnistuar gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë. Nuk ka kohë dhe nuk do të ketë faktor që do të mund të amnistojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe në këtë drejtim do të punojmë të gjithë së bashku”, theksoi Thaçi ndër të tjerash.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.