Gjuha:
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Testi i Covid-19 mbetet kusht për qytetarët e Kosovës për të hyrë në Malin e Zi

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.

    Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.

    Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

    Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.

    Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 3.930. Prej tyre 73 kanë vdekur.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit. Çështja...
    Lajme23 Mars 2023
    Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes. Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Profesori amerikan në Universitetin e Johns Hopkins ka thënë se Administrata Biden duhet ta bindë Ukrainën nëpërmjet marrëveshjes së Ohrit që ta...
    Lajme22 Mars 2023
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me...
    Lajme22 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sjellë Marrëveshjen e Ohrit, ku bën pjesë Asociacioni...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit. Ajo u shpreh se në Shqipëri ka...
    Lajme22 Mars 2023
    Muaji i Ramazanit do të fillojë nga nesër e enjte, 23 mars. Këtë muaj të shenjtë, të gjithë besimtarëve islam, ua kanë...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramaznit, duke uruar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.