×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Teoria e re/ Ja pse po mbahet sekret e vërteta për Kim Jong Un, çfarë po presin autoritetet

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    “Kim Jong-un ndodhet në vdekje klinike dhe njoftimi zyrtar për vdekjen e tij mund të vijë pasi lufta për pasuesin e tij të ketë mbaruar”. Kështu shprehet Francesco Sisci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit.

    Për momentin, lufta për pasuesin po zhvillohet midis dy kandidatëve që aspirojnë të zënë vendin e 36-vjeçarit: motra e tij, Kim Yo-Jong, e cila duhet të jetë pak më shumë se 30 vjeç dhe që është përfshirë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe xhaxhai i tij Kim Pyong i cili është në fakt gjysmë-vëllai i babait të Kim.

    “Problemi i tij është se ai ka qenë jashtë vendit për 40 vjet ndërsa Kim Yo-Jong ka pasur duart e saj brenda aparatit për 10 vjet” – thotë Sisci. Edhe pse Koreja e Jugut bëri një deklaratë se lideri i vendit fqinj është “gjallë dhe mirë” spekulimet vijojnë.

    “Qeveria jonë është në dijeni të situatës së Kim Jong-un”, – tha Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut Kim Yeon-chul gjatë pyetjeve në parlamentin vendas, por pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyet e mungesës së tij të gjatë në publik duke sugjeruar se gjithçka mund të lidhet me frikën nga situata e koronaviorusit.

    Thashethemet për shëndetin e udhëheqësit 36-vjeçar të Koresë së Veriut l[indën pasi “Daily NK” me qendër në Seul raportoi më 20 prill se Kim Jong Un po shërohej nga një operacion, duke cituar një burim anonim në vend.

    Që nga ajo kohë, janë shfaqur teori të ndryshme, përfshirë hipotezën e një distancimi për shkak të shpërthimit të Covid-19 në vend. Një ditë më parë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai kishte një “ide të qartë” për shëndetin e Kim.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.