×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura përvëluese nga presin nga e hëna

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga nesër në vendin tonë do të mbajë mot me temperatura të larta.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë. Në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.

    Sipas IHMK-së, nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

    “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 1-9 m/s”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.

    Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës të cilët kanë sëmundje kronike, pasi që indeksi UV do të jetë ekstrem i lartë, prandaj këshillohet që në intervalet kohore nga 10-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit ose të përdorim masa mbrojtëse.

    Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të insolacionit të gjatë dhe reshjeve të fundit që u regjistruan sidomos në rrafshin e Kosovës.

    Sa i përket vijës bregdetare në Shqipëri, temperaturat do të jenë të larta për këtë fillim korriku, meqë parashihen që ato të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë në veri, deri 38 gradë në jug.

    Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.