Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Louis Lane 31 vjeçar, ka hyrë në qendrën tregtare Walmart dhe ka filluar të shtijë me armë zjarri, kështu duke vrarë një person para se oficerët ta qëllonin për vdekje, shkruan Reuters.
Lane ka përdorur një armë gjysmë automatike gjatë sulmit. Ndërsa viktima, Martin Haro-Lozano, ishte punonjës në Walmart.