×
  • Lajme
  • Lajme

    Të premten Kuvendi shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani.

    Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin e deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Pas diskutimeve, Kryesia vendosi që formimi i këtij komisioni të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e të premtes, 14 gusht 2020.

    Sipas vendimit të seancës së datës 7 gusht, pikë e parë rendit të ditës së seancës së të premtes, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, seanca do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

    Në vazhdim të mbledhjes së sotme, Kryesia u njoh me ecurinë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe për herë të parë të kryesuar nga Kosova.

    Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.​

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ndalimin e personit të katërt, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Është publikuar edhe videoja e momentin kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Janë publikuar video ku shihet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj hyjnë në një restorant natën ku ajo u vra. Video...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Edhe Vladimir Radivojeviq i njohur si  “Mami” është në Listën e Interpolit së bashku me Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, e ka konfirmuar se ka...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Shtatë persona, dy nga Ohri dhe pesë nga Shkupi, dy prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë të...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Thënë se dëshiron të di nëse janë zbuluar ideatorëve e profileve të rrejshme që janë përdorur gjatë fushatës. Kështu ai tha se...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Zjarrfikësit e Italisë kanë bërë të ditur se të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 persona janë evakuuar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.