×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 7 mijë punëtorë shëndetësor të vdekur nga koronavirusi në botë

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Organizata “Amnesty International” thotë se në të gjithë botën, të paktën 7.000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi i ri.

    Organizata thotë se ata që luftojnë me pandeminë në vijat e para të frontit kanë nevojë për qasje të duhur në pajisjet mbrojtëse.

    “Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtën të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë këtë çmim “, tha Steve Cockburn, shef për drejtësisë ekonomike dhe sociale në grupin e të drejtave me bazë në Londër.

    “Shumë muaj në pandemi, punëtorët shëndetësorë ende po vdesin me ritme të tmerrshme në vende të tilla si Meksika, Brazili dhe SHBA-ja, ndërsa përhapja e shpejtë e infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe Indi tregon nevojën që të gjitha shtetet të ndërmarrin veprime”, tha ai .

    Të paktën 1.320 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi në Meksikë, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.

    “Amnesty International” gjithashtu regjistroi numër të lartë vdekjesh midis punonjësve shëndetësorë në vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara me 1.077 vdekje; Mbretëria e Bashkuar me 649; Brazili me 634; Rusia me 631; India me 573; Afrika e Jugut me 240; dhe Irani me 164.

    Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve të përgjithshme dhe rasteve të të infektuarve me koronavirus.

    “Më shumë se shtatë mijë njerëz të vdesin derisa përpiqen të shpëtojnë të tjerët, kjo është një krizë në një shkallë tronditëse”, tha Cockburn.

    Organizata e të drejtave të njeriut tha se duhet të ketë bashkëpunim global për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë pastruesit në objektet shëndetësore, të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.