×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën rinis testimi i kandidatëve për patentë-shofer, Ministria e Infrastrukturës jep detaje

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Që nga marsi, asnjë kandidat që ka aplikuar për marrjen e patent shoferit nuk ka mundur të hyjë në provim teorik dhe praktik, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

    Mirëpo, që nga e hëna ata do të kenë mundësi që të përfundojnë procesin që kishin nisur më parë.

    Kjo pasi që, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka lejuar rifillimin e punëve të Njësisë për Patentë Shofer me kandidatë duke filluar nga 20 korrik.

    Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline sekretari i MI-së, Krenar Xhaferi.

    Por, kjo do të jetë konform lehtësimit të masave dhe zbatimit strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

    Në vendimin e marrë nga Ministria e Infrastrukturës thuhet se NJPSH-të duhet të zbatojnë masat anti Covid-19 dhe udhëzimet e përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH-së ( Manuali), të gjitha njësitë duhet të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre, pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse, kandidatët për t’iu nënshtruar provimit teorik e praktik duhet të jenë të pajisur me maska e dorëza, ata duhet të mbajnë distancën gjatë pritjes së hyrjes në provim dhe marrjes së rezultatit, numri i kandidatëve në salla duhet të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike, në hyrje të objekteve dhe sallave të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave.

    E komunikimi i rezultatit të provimit, sipas vendimit, duhet të bëhet jashtë sallës.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.