×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të fshehtat e zeza të Presidentit, Gjykata aprovon botimin e librit të mbesës së Trump

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Një gjykatës në Nju Jork i dha dritën jeshile mbesës së Presidentit Donald Trump për të botuar librin, ku prej kohësh diskutohet se i nxjerr të palarat këtij të fundit.

    Libri i Mary Trump, “Shumë por kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” (Too Much and Never Enough, Hoë My Family Created the World’s Most Dangerous Man), pritet të dalë në treg më 28 korrik.

    Pas diskutimesh të shumta nëse ky libër që zbulon të fshehtat e Donald Trump duhet të botohet apo jo, Gjykata dha vendimin e saj pro botimit.

    Megjithatë ekziston akoma mundësia që publiku të mos e lexojë librin e shumëpritur për shkak të një marrëveshje konfidencialiteti, shkruan BBC.

    Mary Trump akoma është e ndaluar ta bëjë një gjë të tillë pas një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2001 ku bëhej fjalë për trashëgiminë e familjes.

    E gjitha kjo ishte e menduar më parë për të mbrojtur privatësinë e familjes Trump, shkruan Neë York Times.

    Por një marrëveshje e tillë sipas Gjykatës mund të shkelet që në momentin që Donald Trump zgjodhi të bëhej President i Shteteve të Bashkuara.

    Ndërkohë që botuesit thanë se e mbështetin mbesën e Trump në guximin e saj për të zbuluar të vërteta të pathëna më parë pasi janë në të mirë të popullit amerikan.

    Libri thuhet se do të zbulojë trauma, makthe, marrëdhënie të shkatërruara dhe abuzime tragjike brenda familjes Trump.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Real Madrid njoftoi me deklaratë zyrtare se pesë njerëz janë dënuar me një vit burg këtë të mërkurë nga Gjykata në Spanjë,...
    Lajme22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit...
    Lajme22 Maj 2025
    Policia ka realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të...
    Lajme22 Maj 2025
    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.