×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Të dëmtuarit nga “Kosova e Re” pas datës 24 tetor, i kompenson Byroja Kosovare e Sigurimit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2021

    Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, që rrjedhin nga neni 36 dhe 67 i Ligjit për BQK-në, si dhe në pajtim me nenin 16, nenin 99, nenin 100 dhe nenin 124 të Ligjit për Sigurimet, në takimin e mbajtur më datë 24 shtator  2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka marrë Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohet Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore.

    Kompania e Sigurimit “Kosova e Re”, kishte pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, përsa i përket mjaftueshmërisë të kapitalit dhe aftësisë paguese – solvencës. Prandaj, në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qëndrore e Kosovës, respektivisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kishte bërë vazhdimisht përpjekje për zgjidhjen e problemeve financiare të Kompanisë së Sigurimit “Kosova e Re” përkundër përpjekjeve dhe gatishmërisë së shprehur nga BQK, Bordi dhe Menaxhmenti i Kompanisë nuk kishte arritë t’i përmbushte kërkesat ligjore / apo të përmirësonte gjendjen financiare të Kompanisë – arsyeje kjo, e cila edhe u bë shkas për Revokimin e Licencës dhe si përfundim rezultoi në fillimin e Likuidimit të detyruar.

    Me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithsi – Industria e Sigurimit, ka shprehur gatishmëri në marrjen përsipër të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia (TPL) Valide, si dhe obligimet të cilat mund të rrjedhin nga policat e lëshuara të Kompanisë “Kosova e Re”. Pra, kjo përfshinë vetëm sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit dhe poseduesit të mjetit motorik mbi dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta dhe se gjatë periudhës së validitetit të këtyre policave të sigurimit nuk do të mund të bëhet Kthimi i Primit, Anulimi i Policës / Primit, Ndërrimit të pronarit etj.  

    Prandaj, të gjitha aksidentet e shkaktuara nga të siguruarit e Kompanisë “Kosova e Re” deri në shuarjen e policave ( 24 Tetor 2021) palët e treta të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit, në objektin e Kompanisë “Kosova e Re” lagja Kalabria, Blloku B1, Nr. 5 Prishtinë, kurse për aksidentet e ndodhura pas datës (24 Tetor  2021) palët e treta mund të paraqiten për dëmshpërblim pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.

    Megjithatë, për çdo paqartësi tjetër eventuale në çdo kohë Byroja Kosovare do t’ju shërbej në lidhje me informacionet e munguara duke kontaktuar Qendrën Informative në numrin e telefonit + 381 (0) 38 / 603 – 059 apo në e-mail adresën [email protected].

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vizituar shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”. Ai ndezi qirinj para shtëpisë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare raportuan sot se është arritur marrëveshja e armëpushimit në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit. Për këtë arritje, ka reaguar edhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.