×
Zgjedhjet 2025

Shala viziton shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”: Dora e zezë masakroi 53 fshatarë dhe i dogji kufomat

FrontOnline
15 Janar 2025

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vizituar shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”.

Ai ndezi qirinj para shtëpisë muze, për të kujtuar Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Në shtëpinë muze “Masakra e Poklekut” edhe muret flasin, duke treguar për dhimbjen e madhe dhe mallin e pashuar për ata që na i morën me dhunë. Nuk u mjaftuan me masakrimin e 53 fshatarëve të Poklekut të Vjetër, anëtarë të familjeve Muçolli, Çaraku dhe Elshani, por, në përpjekje për të fshehur krimin e tyre, dogjën kufomat e viktimave. Dora e zezë e këtij krimi nuk kurseu as fëmijët në djep, as pleqtë që nuk mund të ecnin më”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, kjo shtëpi muze u bë monument i dhimbjes sonë kolektive dhe një rikujtim i vazhdueshëm se liria jonë është fituar me gjakun e qytetarëve të pafajshëm.

Të ngjashme

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Kronika13 Shkurt 2025
Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një dyqan në Prishtinë. Në raportin e policisë thuhet se sipas gruas që...
Lajme13 Shkurt 2025
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 99 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
Lajme13 Shkurt 2025
Një person ka raportuar në polici se një tjetër ka kryer veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Policia në raportin 24...
Lajme13 Shkurt 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi. Gjatë...
Lajme13 Shkurt 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët në 19 qendra...
Lajme13 Shkurt 2025
Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se Albin Kurti ka mundësi ta formojë qeverinë .Sipas tij, Kurti mund të arrijë shumicën e nevojshme...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.