×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore.

    “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1% në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2024. Ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%”, njofton ASK.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej (1,6 %) krahasuar me vitin 2023.Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (10,8%), kafja, çaji dhe kakao (8,0%), pijet alkoolike (6,9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,5%), shërbimet financiare (5,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,2%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,1%), pemët (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,6%), veshje (4,0%), kujdesi personal (3,7%), energjia elektrike (3,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,5%), shërbimet hoteliere (2,0%) dhe mishi (1,9%) me një ndikim te përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

    Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4,4%) dhe blerja e automjeteve (-1,8%) me një ndikim te përbashkët prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1 % në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,4%), vajrat dhe yndyrnat (9,3%), shërbimet financiare (9,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,0%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,5%), qumështi, djathi dhe vezët (3,8%), pijet alkoolike (3,5%), veshje (3,0%), mishi (2,9%), kujdesi personal (2,7%), buka dhe drithërat (2,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,5%), prodhimet ushqimore (1,8%), shërbimet hoteliere (1,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (1,6%), duhani (1,4%), pajisje shtëpiake (1,2%) dhe perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

    Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-8,3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,7%), pemët (-4,1%), blerja e automjeteve (-2,5%) dhe energjia elektrike (-2,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,9 për qind në IHÇK-it.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (25,4%), energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji dhe kakao (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it.

    Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: pemët (-2,5%) dhe pijet alkoolike (-1,2%) me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka vlerësuar se nuk është lehtë të vlerësohet...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Më 9 shkurt, afro 800 mijë qytetarë të Kosovës hodhën votën e tyre për të shprehur vullnetin e tyre se kush do...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar me shqetësim lidhur me qëndrimet e bëra dje...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë të ditur se ka filluar auditimin e përformancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Nga 258 kuti të rregullta të votimit, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-ambasadori Lulzim Peci, e ka komentuar rezultatin preliminar zgjedhor të 9 shkurtit. Me anë të një shkrimi në Facebook, Peci ka thënë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një person ka përplasur me veturë një grup njerëzish në Mynih, duke lënduar disa, tha policia gjermane. Policia ka thënë se të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Aktualisht janë numëruar votat nga vendvotimi në shkollën “Ismail Qemaili” në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë Në bazë të rezultateve në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.