×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia kundër veprimeve të Qeverisë, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur, këtë një veprim shqetësues.

    Në një postim në platformën X, ambasada kanë shpërndarë deklaratën në fjalë të BE-së, ku thuhet: “BE-ja deklaron se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së”.

    “Italia mbështet plotësisht deklaratën e BE-së më poshtë”, thuhet në postimin e ambasadës së Italisë.

    Ndërsa, në reagimin e BE-së thuhet se masat kundër Kosovës do të hiqen gradualisht në përputhje me hapat e saj për uljen e tensioneve në veri, veprimet e fundit të Kosovës “nuk janë të favorshme për këtë qëllim”.

    “Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i po monitoron kryerjen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij,” thuhet në deklaratën e BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij çek, Petr Fiala, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në Selinë Qendrore, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. LDK-ja...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Bëhet e ditur se Kurti...
    Të tjera
    Front TV19 Shkurt 2025
    Kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e e zgjedhjeve, por ende nuk ka rezultat përfundimtar për partitë dhe deputetë. Komisioni Qendror...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për ndarjen e fondeve të USAID-it dhe përdorimin e tyre në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori...
    Sport19 Shkurt 2025
    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Me këtë...
    Vip19 Shkurt 2025
    Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.