×
Zgjedhjet 2025

Abdixhiku tubimin në Klinë e quan tërmet politik: 9 shkurti është momenti i një fillimi të ri për Republikën

FrontOnline
15 Janar 2025

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një turmë e madhe e njerëzve teksa shpalosi programin me 5 miliardë euro investime të kësaj partie.

Abdixhiku falënderoi banorët e Klinës për mbështetjen e madhe duke thënë se “sonte ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim!”

“Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim! Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë!

Në një tubim plot emocion dhe përkushtim, qytetarët e Klinës na kujtuan se kur një popull bashkohet, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Fryma e sotme, si një dritare që hapet drejt një dite të re, na mbush me besimin se 9 shkurti nuk është thjesht një datë – është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë.

Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë.” – tha Abdixhiku mes tjerash.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Vip19 Shkurt 2025
Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big...
Lajme19 Shkurt 2025
Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
Lajme19 Shkurt 2025
Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...
Lajme19 Shkurt 2025
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
Lajme19 Shkurt 2025
Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
Lajme19 Shkurt 2025
Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.