×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë të Klinës

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar anëtarësim direkt në NATO dhe rritje të standardit jetësor për qytetarët.

    “Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO. Do të rrisim investimin në mbrojtje mbi 4% të GDP-së,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk ka më kohë për eksperimente me sigurinë nacionale. Ai premtoi pagë minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro, si dhe pagë mesatare prej 1000 eurosh.

    Ish-kryeministri kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke theksuar se “Kosova po përjeton dështimin më të madh në historinë e saj të pasluftës” me rezerva shtetërore të vjedhura dhe energji të shtrenjtë. Për Klinën, ai premtoi përfundimin e rrugës tranzitore që e lidh me Istogun dhe Skenderajn, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe zhbllokimin e rrugës për Gjakovë.

    “Do të sjellim gazin amerikan dhe do të ndërtojmë central me gaz për energji të lirë,” tha lideri i AAK-së, duke u zotuar për transformimin e vendit përmes projekteve konkrete zhvillimore.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
    Të tjera
    Lajme10 Shkurt 2025
    The Guardian i ka kushtuar një artikull rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën dje në Kosovë. “Rezultatet nënkuptojnë që partia...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi ndërmjet kryeministrit asokohe të Kosovës...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Junikut, raporton Front Online. Sipas rezultateve të KQZ-së,...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Tri subjektet e para politike patën një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komunën e Dragashit. E para...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Kamenicës, raporton Front Online. Sipas rezultateve të KQZ-së,...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Malishevës, raporton Front Online. Sipas rezultateve të KQZ-së,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.