×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi mes liderëve partiak dhe kryeministrit, Limaj jep detaje

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me partnerët e koalicionit.

    Kryetari i NISMA Fatmir Limaj tha se ka qenë dakordim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marrë pjesë me qëllime të qarta. Ai shtoi se në dialog do të shkojnë për njohje, dhe nuk do të lejojnë që të bisedohen tema teknike, raporton Front Online

    “Një nga temat kryesore ishte çështja e dialogut. Ka qenë një shqetësim dhe dakordim i përbashkët që Kosova është e gatshme të vazhdojë të marrë pjesë me agjendën e qartë, edhe njëherë rikonfirmimi që Kosova me ato kompromise çështjen e heqjes së taksës, reciprocitetin, i ka bërë për kthim në dialog për njohje dje ne shkojmë në dialog për njohje, shqetësimin që dialogu rrëshqet në teknik duhet ta eliminojmë”, tha ai.

    Limaj ka bërë të ditur se në këtë takim nuk kanë diskutuar për postin e presidentit. Madje ai ka shtuar se kjo temë është e turpshme dhe nuk duhet të bisedohet.

    “Kosova e ka presidentin. Qëndrimi i Nismës është që Kosova e ka presidentin, kjo nuk është temë e diskutimit. Është e turpshme që kjo temë të diskutohet tani”, tha Limaj.

    Ndërkohë shtoi se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm. “Koalicioni është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt në funksion të kryerjes së detyrave shtetërore, kur nuk ka korrektësi nuk na duhet koalicione të improvizuara që nuk janë më shërbim të temave për të cilat folëm”, tha ai.

    I pyetur se a e pranon një koalicion edhe me PDK-në, Limaj tha se është për një qeveri të fuqishme.

    “Unë jam për një qeverisje të gjerë e stabile të fuqishme që merr përgjegjësi për trajtimin e temave të rëndësishme për vendin”, tha ai.

    Ndryshe, posti i presidentit pritet të mbetet i lirë më së largu në pranverë kur përfundon mandati 5-vjeçar i Hashim Thaçit, por mund të mbetet edhe më herët nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij nga Specialja.

    Kohëve të fundit në mes të partnerëve të koalicionit janë shfaqur shumë përçarje për tema të ndryshme, sidomos mes LDK-së dhe AAK-së

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.