×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri – Vuçiqit: Ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen dhe besimin e Presidencës së SHBA-së

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Vuçiq nuk ka pse të paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit.

    Ai tha se ne do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.

    Postimi:

    Vuçiq, ky lajmëtar i pasinqertë!

    Tradicionalisht, historia flet, se ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen dhe besimin e Presidencës së SHBA-së, Shtëpisë së Bardhë. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë.

    Vuçiq nuk ka pse të paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit.

    Ne e admirojmë popullin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë, kishin ndarë kohë kur i dërguan letër atij, me 14 dhjetor 2018. Shtëpia e Bardhë dhe Presidentët e SHBA-së, i kanë dhënë pafundësisht shumë paqes, sigurisë dhe prosperitetit global.

    Ne i jemi thellësisht mirënjohës SHBA-së. Prandaj, Kosova e përfaqësuar në Shtëpinë e Bardhë, shkon me shpresë dhe besim, që mundësia e ofruar nga Presidenti Trump, nuk ofrohet çdo ditë. Lëvizjen drejt konstruktivizmit dhe përafrimit, duhet ta bëjë pala serbe, sepse ajo nuk ka ndërruar qasje ndaj SHBA-së dhe as ndaj Kosovës ndonjëherë.

    Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve këtë javë është detyruar të shtyjë përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramadani”...
    Lajme26 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës sot do të testojë sistemin e alarmit publik në orën 12:05. Gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm...
    Lajme26 Prill 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK),në njëprononcim për FrontOnline  ka shpjeguar ndikimin negativ që ka ky ‘’ngërç’’ në ekonominë e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se Ukraina nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës dhe...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2025
    Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen....
    Lajme25 Prill 2025
    Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, e cila është edhe themeluese e “Care for Kosovo Kids”, një organizatë për të ndihmuar fëmijët kosovarë me...
    Sport25 Prill 2025
    Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot mori vendim që KF Voska të dënohet me heqje të 9 (nëntë) pikëve...
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka shkruar për humbjen e mikut të tij Enver Kolgeci, i cili vdiq mbrëmjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.