Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në urimin për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së tha se ndihet krenar që i takon vendit më proamerikan në botë.
Ai gjithashtu tha se është mirënjohës për ndihmën e SHBA-së ndaj shtetndërtimit të Kosovës.
“Ndihem krenar që i takoj vendit më proamerikan në botë. Mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhënë Kosovēs dhe qytetarëve të saj. Të bekuar me madhështinë dhe rolin e SHBA-ve globalisht. Urime 4 Korriku. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-të. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.