×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Delegacioni i Kosovës di pak për agjendën në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur për takimin Kosovë-Serbi në Shtëpi të Bardhë.

    Ai ka deklaruar  se delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti e ka të qartë atë se çka përfaqëson, mirëpo, thotë se dihet shumë pak për agjendën e takimeve.

    “Në aspektin e asaj çka përfaqësojnë e dinë me saktësi, në aspektin e agjendës dimë pak a shumë se temat janë politike dhe ekonomike, diçka më saktësi s’ka”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se kanë pasur edhe një takim me ministrat e AAK-së, ku edhe kanë përgatitur dokumentacion që do të shpaloset në Uashington.

    “Nëse e kishte Ministrja e Punëve të Jashtme në takimin që e pata unë e diskutuam shkuam në të gjithë dokumentacionin ajo e kishte përgatitë edhe në kohën e Edita Tahirit e Avni Arifit, një dokument i marrëveshjeve që nuk janë zbatu. Një dokument që e pranon vendimin që e ka bo Gjykata për pavarësinë e Kosovës. Në agjendë janë të gjitha provizionet nëse e studiojnë Ahtisarin seriozisht”, thotë ai.

    Sipas Tahirit opozita është dashur që të shkonte në dialog duke mos e refuzuar Hotin.

    “Kosova kishte me qenë shumë ma e fortë me Vetëvendosjen dhe PDK’në, nëse ka ndonjë agjendë shumë ma të saktë, involvimi i tyre është shumë i rëndësishme, kryeministri ka dërgu letra, unë mendoj që nuk humbin asgjë më shumë në votë vetëm e forcojnë Kosovën nëse marrin pjesë”, ka shtuar ai.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.