Valbonë Tafilaj, psikiatre në QKUK, ka thënë se personat e prekur me COVID-19 po e fshehin këtë për shkak të paragjykimeve. Vet Tafilaj ka qenë e infektuar me COVID-19.
“Personat e prekur me Covid 19 po e fshehin atë për shkak të paragjykimeve në shoqërinë tonë dhe për shkak të frikës se mund të humbasin punën. Unë kam qenë e infektuar dhe i këshilloj të gjithë ata që dalin pozitiv që së pari të izolohen e pastaj të mos e fshehin sëmundjen. Ne jemi shoqëri që i paragjykojmë të tjerët dhe kam pasur pacientë që kanë thënë se janë me koronavirus, por që nuk duan të tregojnë”, ka thënë Tafilaj, duke shtuar se heronj janë ata që i mbajnë maskat e distancën.