×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Policia ka ngritur 202 kallëzime penale kundër 301 personave të dyshuar

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Në mbledhjen e qeverisë ku po raportohet për 100 ditshin, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, theksoi se gjatë kësaj periudhe, janë zhvilluar hetime nga policia e Kosovës ndaj 586 personave të dyshuar për korrupsion, kontrabandë dhe krime ekonomike. Ndërsa, ka pasur edhe të arrestuar, kryeinspektor, policë dhe doganierë.

    Sveçla po ashtu tha se janë shkatërruar edhe katër grupe kriminale në këtë periudhë.

    “Edhe pse policia në kapacitetin e saj të plotë ka vepruar me qëllim të sigurimit të respektimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin e pandemisë. Gjatë periudhës raportuese, ka hetuar gjithsej 296 raste të reja, prej tyre 243 raste për substance narkotike, 18 raste kundër korrupsionit, 18 raste për krime ekonomike, 6 raste kundër pasurisë, 4 raste trafikim me njerëz, 11 raste për krime të rënda, 18 raste për krime kibernetike, 6 raste për fajde, 1 rast për trafikim me armë si pjesë e hetimit të krimit të organizuar, 2 raste kontrabandë me mallra, 1 rast kontrabandë me emigrant dhe 1 rast me auto krime. Për këto raste janë zhvilluar hetime ndaj 586 personave të dyshuar, ndërsa janë arrestuar 360 persona të dyshuar”, tha Sveçla.

    Ai më tej para komitetit qeveritar, theksoi se për gjatë periudhës 100 ditësh, janë ngritur 202 kallëzime penale kundër 301 personave të dyshuar. Gjatë periudhës me qëllim të parandalimit, luftimit dhe hetimit të krimeve të rënda janë realizuar edhe aktivitete të tjera, si 158 operacione policore, 717 bastisje dhe janë shkatërruar katër grupe kriminale.

    Ndërsa, në 18 rastet e hetuara në fushën e korrupsionit janë arrestuar kryeinspektor, policë, doganier, inspektor tatimor, zyrtarë komunalë dhe inspektor të pylltarisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.