Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 10:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.