×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulm në Karolinën Veriore të ShBA-së, dy të vrarë e 12 të plagosur

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Dy persona janë vrarë dhe dymbëdhjetë të tjerë janë plagosur ose lënduar në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e kaluar.

    Pesë nga personat e lënduar u goditën nga veturat përderisa po iknin nga sulmuesit e armatosur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Policia shkoi në rrugën “Beatties Ford” në pjesën veriore të qytetit Charlotte, ku gjeti qindra njerëz në rrugë. Një grua u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person tjetër vdiq më vonë në spital.

    Mediet lokale raportojnë se së paku gjashtë nga dymbëdhjetë personat e dërguar në spital janë në rrezik për jetën.

    Një zyrtar policor tha se ka dëshmi që në këtë sulm kanë qenë disa sulmues, por asnjë person nuk është arrestuar nga policia deri në mëngjesin e së hënës.

    Një dëshmitar tha se i ka dëgjuar rreth 60 apo 70 të shtëna, të gjithë njerëzit vraponin dhe veturat largoheshin nga vendi ku ndodhi sulmi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Anëtarësimi në BE një mundësi historike. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen. Ai tha se zgjedhjet e 11...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, dokument që sipas saj, premtonte...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.