×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stuhia tropikale Isaias godet në lindje të SHBA-së, së paku gjashtë të vdekur

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa stuhia tropikale “Isaias” ka goditur në bregun lindor të SHBA-së të martën, pasi fillimisht kishte arritur me fuqinë e një uragani në Karolinën e Veriut, ku ka shkaktuar vërshime e zjarre, shkruan agjencia AP.

    Dy persona kanë vdekur kur Isaias goditi në Karolinën e Veriut, ndërsa një tjetër në Pennsylvania, ku vetura iu vërshua nga uji. Dy kanë vdekur nga lëndimet që kanë marrë pas goditjes nga rënia e drurëve në Maryland dhe New York dhe një person i gjashtë në Delware po ashtu pasi është goditur nga një dru.

    Isaias ka mbajtur shpejtësinë maksimale deri 105 kilometra në orë për më tepër se 18 orë pasi ka arritur në breg, por ka rënë në 72 kilometra në orë rreth orës 22:50 të martën me kohë lokale. Qendra e stuhisë do të zhvendoset në juglindje të Montrealit në Kanada, me një shpejtësi rreth 61 kilometra në orë.

    Rreziqet për vërshima janë rritur. Lumi Schuylkill në Philadelphia është projektuar të arrijë nivelin më të lartë në më tepër se 150 vjet.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.