×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi i ri për Coronavirusin: Nuk krijohen antitrupa, imuniteti i tufës është i paarritshëm

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Studimi spanjoll hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës. Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri.

    Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19. Pohimi vjen nga studimi i shkallës së gjerë në Spanjë, që tregoi se vetëm 5% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa. Revista mjekësore e njohur “The Lance”, që ka publikuar studimin, thekson se kjo përforcon provat që i ashtuquajturi imunitet i masës është diçka e paarritshme për koronavirusin e ri.

    Rezultati tregon se 95% e popullatës së Spanjës mbetet e prekshme nga virusi. Zakonisht, imuniteti i masës, arrihet vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës është infektuar nga një virus ose të jetë vaksinuar kundër tij, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.

    Qendra Europiane për Kontrollimin e Sëmundjeve tha për CNN se kërkuesit spanjollë morën kampionë nga 61 mijë pjesëmarrës në eksperiment, duke e bërë atë studimin më të madh për Covid-19 të organizuar nga shtetet Europiane.

    Ka pasur kërkime të tilla në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat rezultoi se shumica e popullatës kishte qëndruar e paekspozuar ndaj virusit edhe në zonat ku përhapja dhe qarkullimi i tij ishte në nivele tepër të larta.

    Ndërkohë, ekspertët janë të pasigurt nëse krijimi i antitrupave do të thotë se dikush nuk mund të ri-infektohet sërish, pasi nuk dihet se për sa kohë mund ta mbrojnë njeriun nga virusi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.