×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Statuti i ri i PD-së ndalon Sali Berishën të kandidojë për deputet, shkak e shkuara komuniste

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht lëvizjet dhe procedura për përzgjedhjen brenda muajit shtator 2020 të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 2021.

    Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statutin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statuti i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste. Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD-së personat me të shkuar komuniste, atë me rekorde kriminale, personat me pasuri të paligjshme dhe ata pa integritet.

    Më konkretisht, statuti i PD-së parashikon që “kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me rregulloren e brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës”. Kjo pikë e statutit ndalon Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve që të kualifikojë Sali Berishën si kandidat të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur katër herë skenar partie gjatë regjimit komunist dhe të shkuarës së tij 25-vjeçare komuniste.

    Gjithashtu, dëshmitë dhe sidomos disa fotografi në varkë dhe pranë oxhakut me familjen e Enver Hoxhës, konfirmojnë se Berisha ka qenë një eksponent i besuar i familjes së diktatorit Hoxha. Tesera e partisë, karriera partiake, dëshmitë dhe fotografitë flasin për një ë shkuar të pasur komuniste të Berishës. Këto të dhëna janë publike dhe të hapura. Për të mbledhur këto të dhëna për kandidatët, statuti i Partisë Demokratike, në nenin 63, parashikon ngritjen e e Komisionit të Integritetit dhe Etikës. Anëtarët e këtij komisioni propozohen nga Basha, ndërsa miratohen nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

    Komisioni i Integritetit dhe Etikës bashkëpunon dhe i ofron të dhëna Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për deputetë. Në statut thuhet shprehimisht se Komisioni i Integritetit dhe Etikës mbledh të dhëna rreth integritetit, ligjshmërisë së pasurisë, të shkuarës gjatë regjimit komunist dhe pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale të kandidatëve.

    Neni 62 i statutit të PD-së

    Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve

    1. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

    2. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

    3. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

    4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

    5. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.

    6. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe etikës.

    Neni 63

    Komisioni i Integritetit dhe Etikës

    1. Komisioni i Integritetit dhe Etikës, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së, dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

    2. Komisioni i Etikës ushtron këto të drejta dhe përgjegjësi:

    a) përcakton rregullat e bashkëjetesës në Parti dhe normat minimale të sjelljes së anëtarëve dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë të partisë;

    b) përcakton kriteret dhe standardet minimale të etikës që duhet të përmbushin kandidatët për funksionet drejtuese të partisë apo kandidaturat elektorale, që miratohen nga Kryesia e PDSH-së;

    c) rregullat dhe formën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që lidhen me cilësitë e secilit kandidat, që lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimet komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale;

    d) propozon marrjen e masave disiplinore në rastin e shkeljes së etikës dhe disiplinës së brendshme në parti, si dhe jep rekomandime mbi vlerësimin e sjelljes së një anëtari në raport me garantimin e standardeve etike të përcaktuara prej tij;

    e) bashkëpunon me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e cilësive etike të kandidatëve për në organet drejtuese të partisë ose kandidaturave elektorale/Shqiptarja.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2024
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as të lira, e as të drejta”...
    Bota/Rajoni18 Mars 2024
    Izraeli vrau një komandant të lartë të Hamasit në një sulm ajror javën e kaluar, tha Shtëpia e Bardhë të hënën. “Izraeli...
    Bota/Rajoni18 Mars 2024
    Pas disa javësh mosmarrëveshjesh, Bashkimi Evropian ka arritur një “marrëveshje politike” për të sanksionuar kolonët ekstremistë izraelitë, thotë Josep Borrell. Përparimi ndodhi...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do ta lë mandatin e deputetit nëse Albin Kurti do të zgjedhet...
    Sport18 Mars 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të...
    Lajme18 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka goditur emisarin amerikan, Gabriel Escobar. Tutje, Konjufca për emisarin amerikan Escobar ka thënë se...
    Sport18 Mars 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para miqësoreve të këtij muaji. Në stërvitjen e parë pati disa mungesa, të...
    Kronika18 Mars 2024
    Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar ky akt për...
    Lajme18 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca sot ka folur për rolin e tij në Kuvendin e Kosovës. Përveç kësaj ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.