×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon masa e përkohshme për Ligjin e Pagave, sindikalistët paralajmërojnë protesta

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Gjatë ditës së sotme do të përfundojë afati i masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

    Kushtetuesja më datën 30 mars kishte njoftuar ish-kryeministrin Albin Kurti se kishte vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme për rastin KO219/19 me vendim unanim. E sot kur do të përfundojë ky afat, kjo Gjykatë ende nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me vendimin përfundimtar për këtë Ligj, shkruan Gazeta Shneta.

    Ndaj këtij ligji ishin ankuar rreth 30 palë të cilat u përfaqësuan nga Avokati i Popullit Hilmi Jashari. Ankesë kishin edhe infermierët për koeficientin e ulët prej 2.25 duke kërkuar ngritjen në 3.2.

    Ndërkaq Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë paralajmëruar reagime nëse Ligji nuk do të fillojë së zbatuari.
    Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla ka deklaruar se punëtorët shëndetësorë janë lodhur. Ai iu është drejtuar gjyqtarëve të Kushtetueses duke iu bërë thirrje të mendojnë për familjes e punëtorëve shëndetësorë.

    Syla ka shpërndarë edhe një video të një proteste të punëtorëve shëndetësorë në Francë, duke thënë se këto pamje do të ndodhin edhe në Kosovë. Kujtojmë se me këtë ligj mjekët janë të kategorizuar me koeficientin 5.0, që i bie se do të marrin pagë rreth 1200 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.