×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    SKANDALOZE: Kur Kurti u kërkonte qytetarëve të mbuloheshin me qebe, KEK-u i shiste rrymë GEN-it 105€

    FrontOnline
    27 Prill 2022

    Në kohën kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti i kërkonte qytetarëve të Kosovës të ngroheshin me qebe për të kursyer energjinë elektrike, sepse siç thuhej, çmimet kishin shkuar deri në 600 euro për megavat orë energji elektrike, në të njëjtët kohë Korporata Energjetike e Kosovës i shiste rrymë kompanisë GEN me zyre në Beograd e Shkup me çmim prej vetëm 105 euro megavatin.

    GEN është kompania e cila u përfshi në skandalin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i afërt me kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij.

    Në bazë të dokumenteve del se për 7 muaj, KEK-u bëri pazare me kompaninë GEN, për hiq më pak se 11.8 milionë euro me Kosovën.

    Çmimi më të cilën i kishte shitur energji elektrike KEK-u kompanisë GEN, ka variuar nga 60 euro, çmimi më i lirë për megavat orë energji elektrike e deri në 190 euro çmimi me i lartë për megavat. Me këtë çmim prej 190 eurosh është shitur energjia elektrike në muajin tetor.

    E një fakt i çuditshëm nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Infokus, është çmimi i shitjes së energjisë elektrike në muajin dhjetor, kur Kosova pati krizën me të madhe energjetike ndonjëherë.

    Në këtë periudhë KEK-u i kishte shitur kësaj kompanie energji me vetëm 105 euro për megavat.

    Sipas raporteve të tregtimit të energjisëqë ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

    Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

    Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

    Në muajin shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti derisa fliste për krizën energjetike pati deklaruar së çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro.

    “Sidoqoftë tash importi i energjisë elektrike ka rënë dukshëm, dikur ishte mbi 6 gigavat orë në ditë tash është nën 3 gigavat orë në ditë. Edhe çmimet nuk janë sikurse të fundit të dhjetorit kur në bursën ndërkombëtare çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro. Pra tash është zbutuar ca situata por unë i lus të gjithë qytetarët e republikës që sa më shumë ta kursejnë energjinë elektrike”, ka thënë Kurti.

    Kompani tjera me të cilat KEK-u ka bërë tregti  gjatë këtyre 7 muajve të vitit 2021 janë edhe, HSE, DANSKA, ENER, NOA, NOA KOSOVA, MCM, RENRGY TRADING GROUP SH.P.K.

          

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.