×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka vendim tjetër për shtyrje, sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Bizneset në vend sot kanë afatin e fundit për deklarim dhe pagim të tatimeve për tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti. Përkundër pandemisë dhe vështirësive financiare që kanë disa kompani, ato nëse nuk respektojnë këto afate ligjore do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.

    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se nuk kanë dhe nuk pritet të ketë vendim tjetër për shtyrje të deklarimeve për pagesat e tatimeve.

    Drejtori Murtezaj thotë se deri dje nuk ka pasur numër të madh të atyre bizneseve që kanë deklaruar dhe paguar, megjithatë sipas tij trendi ka qenë pothuajse i ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Tani më nuk kemi vendim tjetër për shtyrje të deklarimeve të pagesave të tatimeve dhe afatet e rregullta janë të tilla, të cilat tani më 15 korrik afat i fundit për deklarim dhe pagesë të tatimit ose paradhënie për këstet tremujore për tatim në korporata dhe tatim në të ardhura personale. Bizneset veç janë të njoftuara për këtë realitet. Besojmë dhe shpresojmë se të gjitha bizneset do t’i përgjigjen kërkesave ligjore për të deklaruar dhe paguar me qëllim të shmangies nga aplikimi i ndëshkimeve të cilat sistemi në mënyrë automatike do t’i aplikojë nëse deri më datën 15 korrik në orën 24:00 nuk deklarojnë e paguajnë tatimet ashtu siç kërkohet me ligj”, theksoi Murtezaj.

    Drejtori i ATK-së pret bizneset t’i përgjigjen pozitivisht deklarimit dhe pagesave, teksa shton se kompanitë të cilat kanë vështirësi financiare mund të parashtrojnë kërkesë për marrëveshje të pagesave me këste, pasi që nuk mund të lirohen as ato biznese nga tatimi.

    “Pritjet tona janë që bizneset do t’i përgjigjen pozitivisht deklarimit të pagesave të tatimeve, duke ditur sigurisht edhe për vështirësitë financiare që i kanë dhe krijimi i situatës së tillë, ku mund të themi të një shoku ekonomik për shkak të Covid-19 dhe sigurisht që kanë vështirësi për të paguar, mirëpo edhe në këto raste ligji krijon mundësi që të gjithë ato biznese të cilat kanë vështirësi financiare të deklarojnë obligimet tatimore dhe njëkohësisht mund të parashtrojnë kërkesën për hyrje të marrëveshjes së pagesës me këste”, thotë ai.

    Murtezaj ka thënë se disa biznese kanë parashtruar kërkesa për shtyrje të tatimeve, por nuk ka një ligj dhe vendim sikur për dy herët e kaluara që ishte marrë vendim nga ish-ministri i Financave për zgjatje të afatit.

    “Për tutje nuk kemi pasur vendime dhe as ligj për zgjatje të afatit. Nga informatat që unë i kam nuk pritet që të ketë ndonjë ligj i cili do të mundësojë shtyrjen e afatit të pagesave dhe deklarimit të tatimeve. Kjo është deri në këto momente dhe të paktën për shtyrje sigurisht që nuk do të ketë”, thekson Murtezaj.

    Ndërsa, sipas drejtorit, të ATK-së qarkullimi i bizneseve gjatë pandemisë ka rënë rreth 700 milionë euro.

    Ndryshe, për shkak të virusit korona gjatë muajt mars dhe prill ka pasur dy vendime për zgjatje të afateve për deklarim dhe pagesa të të gjitha llojeve të tatimeve deri më 15 maj. Ndërsa, për pagesën e tremujorëve që nënkupton paradhënien e kësteve për tremujor për tatim në korporata dhe tatim në të ardhura personale ishte zgjatur deri më 30 qershor.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.