×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e PTK-së reagon lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për përmbarim të borgjit ndaj Z-Mobile

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Sindikata e Pavarur e Post Telekomit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimi për të i njohur të drejtën për përmbarim të borgjit 24 milionësh nga Arbitrazhi.

    Reagimi i plotë:

    SPP-TK me shqetësim te madh mori lajmin se kompanisë zhvatëse Z-Mobile i’u eshte njohe e drejta për përmbarim të borxhit ne vlere prej 24 milion €uro nga Arbitrazhi. Siç kemi potencuar më herët edhe tani bejme thirrje per drejtesi dhe vetem drejtesi lidhur me kete kontrat korruptive e cila po e shkaterron Telekomin e Kosoves dhe po rrezikon seriozisht 2500 punetor/familje edhe pas skadimit te saj per nje dekad rresht.

    Z-Mobile jo që vetëm ia ka zhvatur Telekomit me miliona euro gjatë 10 viteve por tash do te zhvatë Telekomit edhe miliona të tjerë përmes ekzekutimit të vendimit të Arbitrazhit. Ju bëjmë me dije institucioneve të Drejtësisë se njerëz të caktuar brenda Telekomit te cilet kane perkrahje politike nga jashte jane shkaterrues po aq sa ata te cilet kanë dëshmuar qëllimisht kundër Telekomit të Kosovës në Arbitrazh vetëm për ta dëmtuar atë.

    Prandaj, ne kërkojmë drejtësi rreth kësaj kontrate. Ne kërkojmë të hulumtohet dhe të vjen ne piken zero ky vendim i Arbitrazhit, sepse edhe dërgimi i saj në Arbitrazh ka pasur shkelje të rënda procedural dhe anashkalim të legjislacionit vendore. Punëtorët e Telekomit të Kosovës do të dinë ta mbrojnë kompaninë ku punojnë e që është 100% e popullit të Kosovës. Askush s’mund ta përvetësojë pasurinë e popullit të Kosovës në forma korruptive, vetëm se i ka disa miliona të vjedhur më të cilët blenë dëshmitarë ne Arbitrazh.

    Përveç kësaj, Z-Mobile duhet ta dijë se cenimi i funksionimit të Telekomit të Kosovës është cenim i sigurisë kombëtare, pasi e prek drejtpërdrejtë funksionimin e institucioneve vitale të shtetit (AKI, Policia, Ushtria, Qeveria, Komunat).

    Përndryshe, do të ballafaqoheni me 2,500 sindikalistë, familjaret e tyre dhe te gjithë opinionin publik qe ja duan te mirën Telekomit të Kosovës, të cilët do të përdorin të gjitha format e organizimit sindikal për ta mbrojtur Telekomin e Kosovës.

    SPP-TK ju paralajmëron qe çdo tentim qe te bllokohen xhirollogaritë me përmbarim ne ketë kohe te rend për Telekomin e Kosovës dhe për vet vendim qe gjendemi ne pandemi do te sjell kaos social dhe nuk do te kete fitimtar ne kete mes!!!

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot qëndroi për vizitë në Kosovë. Thaçi derisa takoi nga afër babanë e tij të sëmurë në...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LDK do të qëndroj në opozitë. Madje sipas...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Lajme13 Mars 2025
    Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje...
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.