×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalistët e Shëndetësisë reagojnë ndaj vendimeve të Qeverisë, dalin me dy kërkesa

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës.FSSHK ka thënë se në koordinim të plotë me të gjitha odat e profesionistëve shëndetësorë “reagon ashpër” dhe kërkon që shtesat mujore prej 300 euro për personelin shëndetësor të paguhen për muajt maj e qershor, e jo për muajt korrik e gusht.“FSSHK në koordinim të plotë me të gjitha ODAT e profesionistëve shëndetësor reagon ashpër dhe kërkon si në vijim:

    – Që shtesa mujore prej 300.00 euro për personelin shëndetësor të paguhet për muajt MAJ dhe QERSHOR e jo për muajt KORRIK e GUSHT;

    – Që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik deri në aprovimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik(me disa ndryshime).E njoftojmë opinionin e gjerë se FSSHK së bashku me ODAT e profesionistëve shëndetësor ka 3(tre) ditë që ka kërkuar takim me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në lidhje me kërkesat të cilat do të duhet të miratohen nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, por ky takim deri më tani nuk është zhvilluar”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu ka kërkuar që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koeficientëve që kanë qenë të përfshira në Ligjin për Paga në sektorin publik, të shfuqizuar tashmë, deri në aprovimin e Ligjit të ri për paga.Po ashtu FSSHK ka treguar se është kërkuar qe tri ditë takim me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, në lidhje me kërkesat, por nuk është mundësuar kjo.

    FSSHK po ashtu ka thënë se me këto veprime Qeveria Hoti po e çon shëndetësinë publike drejt kolapsit, gjë për të cilën nuk do të marrin përgjegjësi punëtorët shëndetësorë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.