×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si pritet të nisë mësimi në shkolla në vendet e Europës?

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Është koha e “përsëri në shkollë” në pothuajse të gjitha vendet e Europës.

    Por, si do të rifillojë mësimi në shkolla në kohën kur pandemia COVID-19 po vazhdon të jetë mes nesh?

    Në Spanjë është përmendur plani që të matet temperatura e nxënësve nëpër klasa, derisa zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar nga prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nëse ata kanë ndonjë simptomë.

    Në ndërkohë edhe vendet e tjera europiane kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe masat që nxënësit të mund të kthehen në bankat shkollore pa e rrezikuar shëndetin e tyre.

    Në Francë do të jetë obligative që mësimdhënësit dhe nxënësit e moshës mbi 11 vjeçare të mbajnë maska në ambientet e brendshme – derisa kufizimet në hapësirat e klasave do të hiqen dhe distancimi social nuk do të jetë më i detyrueshëm në të gjitha situatat.

    Qeveria në Gjermani ka këshilluar shkollat që të aplikojnë masa të shtuara të higjienës, si pastrimi më i shpeshtë i duarve, dhe që njerëzit të mos i prekin mbajtëset e shkallëve  kur i ngjesin ose zbresin ato – derisa maskat nuk janë obligative. Shkollat tashmë janë rihapur në shtetin e Mecklenburg-Western Pomerania, por dy shkolla më pas janë mbyllur për shkak se ka pasë raste pozitive.

    Ndërsa, në Itali – ku shkollat kanë qenë të mbyllura qysh prej kur u vendos një bllokim i ashpër në muajin mars – nxënësit duhet të mbajnë distancën sociale një metër. Nxënësit do të duhet të mbajnë maska, derisa mësimdhënësit do të mbajnë maska dhe mbrojtëse për fytyre.

    Nxënësit që jetojnë me familje që kanë anëtarë që janë më të rrezikuar nga COVID-19 janë të lejuar që të ndjekin mësimin nga distanca.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy muaj më parë, 42-vjeçari Fahri Ademi u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitje të armatosur në Veternik....
    Lajme02 Qershor 2025
    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj ose rreth 770 euro. Në...
    Lajme02 Qershor 2025
    Paga mesatare bruto në vitin 2024, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër...
    Lajme02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka njoftuar se sot janë ndaluar 15 persona. Sipas organit të akuzës, ata dyshohen për disa vepra penale....
    Ekonomi02 Qershor 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2024. Sipas ASK-së, në vitin 2024 pagat...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, Michael Wegscheider dhe Stephen Osborn. Maqedonci dha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.