×
  • Lajme
  • Lajme

    Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese?

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Fundjava me mot më të freskët dhe shi. Java e ardhshme vazhdon me mot të ndryshueshëm pranveror, mundësi për reshje lokale shiu.

    Në fundjavë, depërtimi i fushave të presionit të ulët me masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me shi. Temperaturat do të pësojnë rënie, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fillim të javës së parë të muajit maj do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm pranveror, megjithëse do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje. Ditën e mërkurë depërtimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë sërish reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

    Nën kushtet meteorologjike të parashikuara për fundjavë, me qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe të reshura, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira, thekson PW.

    Parashikimi për periudhën 2-6 maj:

    2.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe mund të shoqërohen me bubullima.

    3.05 – Freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

    4.05-5.05 – Të hënën në mëngjes më ftohtë. Ditën vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, gjatë ditës ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.

    6.05 – Freskët, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 9C, e nga dita e hënë do të zbresin edhe deri në 3C. Temperaturat maksimale në fundjavë do të zbresin deri në 15C, e në fillim të javës do të rriten deri në 20C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-11m/s.

    Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e diel sërish do të shënojë rritje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.