×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Si mund të tërhiqni kursimet pensionale? Flasin nga Ministria dhe nga Trusti

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Në kuadër të masave për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një Projektligj, i cili përveç zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, do t`iu mundësojë kontribut paguesve që të mund të tërheqin një shumë të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), shkruan Front Online.

    Nga ministria e Financave i është thënë portalit Front Online, që kontributdhënësit do të njoftohen me kohë, për mundësinë e tërheqjes së këtyre mjeteve.

    “Njëra nga masat në kuadër të programit Qeverisës, përkatësisht Programit për Rimëkëmbje Ekonomike është krijimi i mundësisë së tërheqjes së shumës prej 10% të mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale nga kontribut-paguesit. Në përputhje me planin dinamik për zbatimin e kësaj mase, të gjithë kontributdhënësit e Trustit Pensional do të njoftohen me kohë për modalitetet e tërheqjes së këtyre mjeteve”, ka thënë për Front Online, Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për Komunikim me Publikun në MF.

    Ministria e Financave tashmë veçse ka marr hapa për të konkretizuar këtë Projektligj.

    Sipas Shahinit, janë zhvilluar takime edhe me Trustin dhe BQK-në, për të bërë përgatitjet e duhura për zbatimin e kësaj mase.

    “Ministria e Financave ka zhvilluar takime me Trustin dhe BQK-në për të harmonizuar veprimet, në mënyrë që të bëhen përgatitjet e duhura për zbatimin e kësaj mase në mënyrë sa më praktike. Gjithashtu janë duke u intensifikuar punët në mënyrë që të rregullohet edhe legjislacioni përkatës”, ka thënë tutje ai për Front Online.

    Shefja e këtij dikasteri, Hykmete Bajrami dje theksoi që Projektligji i cili do të lejonte tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti, do të dal për votim në Kuvend, javën e ardhshme. Por nga ministria i është thënë “Front Online”, që për momentin nuk ka afate kohore konkrete.

    “Ndërsa sa i përket afateve kohore, për momentin janë duke u bërë përpjekjet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Demi: Në Trust janë të grumbulluara mbi 2 miliardë euro

    Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion, për Front Online ka thënë se Qeveria veçse e ka konsultuar Trustin për një masë të tillë.

    “Ne mund vetëm ta komentojmë propozimin e Qeverisë së Kosovës për 10% e kontributeve në Trust. Konsultime me Qeverinë ka pasur por nuk është që e ka të domosdoshme Qeveria që të na konsultojë ne për këtë propozim”, ka thënë Demi.

    Për sa I përket lëshimit të mjeteve të kontributdhënsve, Demi ka thënë që kur të kalon Projektligji, Trusti e ka të detyrueshme që t`i lëshoj ato.

    “Çështja e lëshimit të mjeteve nuk është se e vendosim ne, sepse kur merret vendimi ne duhet që t`i lëshojmë ato”, ka thënë Demi.

    Deri më tani, dy miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale. Nga kjo vlerë, 75 për qind e mjeteve mbahen të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse 25 për qind në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.