×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për dy ditë takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i paralajmëruar për dy shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Burimet e Zërit të Amerikës nuk dhanë ndonjë hollësi për arsyet e shtyrjes së takimit, mikpritës të të cilit do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

    Zyra e zotit O’Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

    Në Kosovë udhëheqësit e institucioneve e kanë mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri Avdullah Hoti shkroi më herët se në takim do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

    Njoftimi u mirëprit edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin. Megjithatë, ai tha të premten se temat e diskutimit shtrohen nga mikpritësit dhe nuk e përjashton mundësinë që përveç çështjeve ekonomike të diskutohet edhe për ato politike. Ai ritheksoi se nuk mund të ketë bisedime për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

    Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte...
    Lajme20 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji,...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave në Prizren. Ata dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia në Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë javës që lamë pas kanë...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari morën pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit. Lajmin e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.