×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptarët në Mal të Zi teorikisht mund të kishin 3 deputetë, sivjet më të bashkuar se asnjëherë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    “Ne jemi të bindur se në zgjedhjet e 30 gushtit do t’ia arrijmë t’i fitojmë dy deputetë”, deklaroi Genci Nimanbegu në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, i cili së bashku me Nik Gjeloshaj kryesojnë “Listën Shqiptare” në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi.

    Ai vlerësoi mbështetjen e diasporës shqiptare që ka prejardhjen nga Mali i Zi.

    “Diaspora shqiptare që ka prejardhjen nga Mali i Zi është një diasporë kombëtarisht e ngritur dhe gjithmonë e gatshme ta mbështesë vendlindjen. Ashtu edhe kësaj radhe. Koalicioni i organizatave shqiptare në SHBA (me prejardhje nga Mali i Zi) u angazhua për unifikimin e subjekteve politike shqiptare deri në afatin e fundit të përcaktuar me ligj për dorëzimin e listave”, shprehet ai për ATSH-në.

    Sa i përket daljes së faktorit shqiptar me 2 lista në këto zgjedhje, Nimanbegu nënvizon se, “rezultat i maksimizuar do të fitohej me unifikimin e plotë. Teorikisht do të mund të fitonim deri në 3 deputetë, aq parasheh ligji maksimalisht, megjithëse në pjesëmarrje të popullsisë së Malit të Zi jemi 4,9%, pra do të duhej më shumë”.

    Në platformën e listës shqiptare, Nimanbegu rendit 10 pika, numër që mban edhe lista në zgjedhje, por ai shton se, “partitë nacionale, në veçanti partitë që në një shtet përfaqësojnë pakicat kombëtare gjithkund në botë kanë për prioritet çështjet identitare. Ruajtja e tyre është themel i veprimtarisë së partive nacionale. Ashtu është edhe me ne”.

    Mesazhi kryesor që Nimanbegu u dërgon qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi është që “qytetarët shqiptarë të dalin në numër sa më të madh në vota. Dalja masive në vota rrit mundësitë tona për sukses më të madh”.

    Ai shprehet i bindur se, “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, me moton “Koha është tani” është lista më përfaqësuese shqiptare. “Këtë e kemi dëshmuar edhe me punën tonë të deritashme”, tha ai.

    Edhe përkundër dispozitave, për ne diskriminuese të Ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, ku nuk parashihen mandate të garantuara për shqiptarët dhe ku “pesha” e deputetit shqiptar është më e madhja në krahasim me deputetët e partive tjera, ne jemi të bindur se në zgjedhjet e 30 gushtit do t’ia arrijmë t’i fitojmë dy deputetë.

    Sipas këtyre dispozitave ligjore, do të ishte e mirëseardhur që të dy koalicionet shqiptare ta arrinin pragun prej 0,7 %, sa është i paraparë për ne, sepse në atë rast, sipas kombinatorikës zgjedhore votat e shqiptarëve do të grumbulloheshin dhe mundësia për 2, gjegjësisht teorikisht 3 mandate do të ishte më e madhe. Përndryshe, lista eventualisht nuk e kalon pragun prej 0,7 % i djeg ato vota, i ka thënë ATSH-së Nimanbegu.

    I pyetur nëse dalja e faktorit shqiptar me 2 lista në këto zgjedhje a do të ndikojë në maksimizimin e rezultatit, Nimanbegu u përgjigj: Rezultat i maksimizuar do të fitohej me unifikimin e plotë. Teorikisht do të mund të fitonim deri në 3 deputetë, aq parasheh ligji maksimalisht, megjithëse në pjesëmarrje të popullsisë së Malit të Zi jemi 4,9%, pra do të duhej më shumë.

    Por edhe kështu, nuk jemi aq të thërrmuar. Në zgjedhjet përpara kishte raste që shqiptarët dilnin me 4, madje edhe me 5 lista. Në zgjedhjet e fundit, më 2016 dolëm me tri lista zgjedhore, prej tyre njëra nuk e kapërceu pragun prej 0,7% dhe ato vota për ne shqiptarët u dogjën. Edhe nga ky aspekt mendoj se në këto zgjedhje do të dalim më të suksesshëm se në zgjedhjet e kaluara, kur isha deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi/ATSH.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një shqiptar është plagosur me thikë në Greqi.  Mediat greke raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur me thikë në një fermë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit. Në Sallën Rideau të Otavës,...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Vip14 Mars 2025
    Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Dita e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Evropian, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.