×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministrja e Financave në Shqipëri, Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj në një konferencë të përbashkët për mediat u shprehën se suksesi me eurobondin 650 milionë me risk zero është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.

    Ahmetaj tha se kjo dëshmon faktin se të huajt kanë besim tek autoritetet e Shqipërisë. Ndërsa Denaj nga ana tjetër vlerësoi se me këtë eurobond, do të financohen projektet prioritare.

    “Shqipëria emetoi me sukses eurobondin 650 mln euro për 7 vite, norma 3.625%. Kanë qenë 190 investitorë në tregjet ndërkombëtare që ofruan mbi 4 herë vlerën që ne kërkuam. Ne u asistuam nga dy konsulentë. Financimi do të përdoret për projektet prioritare. Edhe njëherë dua të vlerësoj se eksperienca e dy ditëve, të hënë dhe të martë, konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal”, tha Anila Denaj.

    Ministri Ahmetaj tha se këto para do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve.

    “9 qershori ishte një rikonfirmim besimi ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj vendit dhe autoriteteve. Dje na kanë konsideruar me risk zero për shkak të transparencës dhe ecjen me reformat. Episodi i rëndësishëm ishte dje e filluam me 4.125 çmimin fillestar dhe të dyja herët që tentuam zbritjen për të shkuar në 3.625 nuk na u larguan investitorët, kjo tregon besim të palëkundur tek reformat dhe autoritetet. Këto do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve”, tha Ahmetaj./tch

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.