×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria me 2.8 milionë banorë ka 611 grupe fetare

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Me një popullsi prej 2.8 milionë banorë, Shqipëria numëron 611 grupi fetare, shumica dërrmuese e tyre fondacione dhe organizata joqeveritare. Vetëm 5 komunitete fetare kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë, përmes së cilës edhe pse një pjesë e buxhetit të shtetit shkon për ta, nuk paguajnë taksa.

    Me tolerancën që e karakterizon, Shqipëria i ka hapur dyert 611 grupeve fetare ku përfshihen 248 fondacione, 323 organizata joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet. Të dhënat e marra nga Komisioni Shtetëror për regjistrimin e organizatave fetare janë bërë publike në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2019 mbi liritë fetare në Shqipëri.

    Ky numër është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit. Në vitin 2010 Komiteti Shtetëror për Kultet raportoi rreth 230 grupe, organizata, fondacione dhe institucione arsimore fetare që veprojnë në të gjithë vendin. Qeveria amerikane vlerësoi se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.-shkruhet në raportin e DASH për vitin 2019.

    Bashkësitë fetare drejtojnë 114 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore. Shumica e tyre nuk kanë lëndë të detyrueshme të fesë, por i ofrojnë ato si zgjedhje. Komunitetet katolike, islame dhe ortodokse thonë se mbështetja financiare nga qeveria është 109 milionë lekë, afërisht 1.2 milion dollarë, njësoj që nga viti 2015.

    Kushtetuta parashikon se marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen me marrëveshje të veçanta të cilat marrin vlerën ligjore pasi ratifikohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Marrëveshja e pare e shtetit shqiptar me një komunitet fetar ishte ajo “Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila i hapi rrugën edhe marrëveshjeve të tjera analoge.

    Në vijim, shteti shqiptar lidhi në vitin 2009 marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella me tre komunitete të tjera: Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane (KBB), e më pas në vitin 2011 u lidh marrëveshja me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Është kjo marrëveshje e fundit që hedh dritë edhe mbi kontrollin e financave të këtyre grupeve fetare. Në të përcaktohet se komunitetet fetare dhe personat juridikë të tij përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave, për aq kohë sa aktiviteti i tyre rezulton jofitimprurës.

    Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi i komunitetit, veprimtaria fetare, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, komunitetet dhe personat juridikë të themeluar prej tyre nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t’u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi. Këto dhe privilegje të tjera, komunitetet fetare i gëzojnë pasi nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar pas tragjedisë me 50 të vdekur në Koçan të Maqedonisë...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike. Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë...
    Sport16 Mars 2025
    Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u...
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka theksuar se sektori privat ka luajtur rolin kryesor në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të paktën 34 persona kanë gjetur vdekjen në SHBA pasi tornadot vdekjeprurëse shpërthyen disa shtete juglindore, duke rrotulluar makina dhe duke rrafshuar...
    Vip16 Mars 2025
    Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Ishte kërkesa e Egli të...
    Lajme16 Mars 2025
    Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë. Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës ku bëhet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.