×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria e treta në Evropë me numrin e vrasjeve në raport me popullsinë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë.

    Sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017, në vend kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.

    Eurostat raporton se në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, Letonia regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në lidhje me sulmet me 3.75 vdekje për 100 mijë banorë. Një shtet tjetër anëtar i Balltikut, Lituania e kishte këtë tregues 2.82 vdekje të lidhura me sulme për 100 mijë banorë, duke u renditur e dyta.

    Pas Shqipërisë, vijnë Malta dhe Rumania përkatësisht me 1.6 dhe 1.5 vdekje për 100 mijë banorë.

    Nga vendet e rajonit, në Serbi ka 1.3 sulme me pasojë vdekjen, në raport me popullsinë. Në Turqi, ky tregues është 1.7.

    Mesatarja e Bashkimit Evropian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë.

    Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5).

    Sipas Eurostat, në vitin 2016, gjithsej 3,124 njerëz vdiqën si rezultat i një sulmi në Bashkimin Evropian. Kjo shifër ishte 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se në vitin 2011. Shumica e viktimave ishin burra (65 për qind).

    Shkalla e vdekjes nga sulmet qëndroi në 0.7 për 100 mijë banorë në 2016 dhe ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 2011 (kur ishte në 0.9 vdekje për 100 mijë banorë).

    Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në 5 vitet e fundit është shënuar në 2016-në, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017-në dhe 2018-në.

    Në vitin 2019 kishte gjithsej 75 viktima nga vrasjet, nga të cilat 13 (ose 17 për qind) ishin femra. Në raport me popullsinë, viktimat nga vrasjet për 100 mijë banorë u rritën në 2.62, nga 2.36 në 2017-në.

    Në 2019-në ka rënë ndjeshëm numri i të dëmtuarve për veprën penale të vrasjes në tentativë, në 93 nga 150 vitin e mëparshëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar para seancës së 53-të konstituive. Kadrijaj thotë se nuk e di si do të rrjedhë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.