Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur 151 raste të reja me COVID-19, si dhe e kanë humbur jetën 3 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje janë shëruar edhe 80 pacientë, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 6,186.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec”, thuhet në njoftim.