Një 40-vjeçari i është përkeqësuar gjendja në plazhin e Borshit në Sarandë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 kur viktima po dërgohej për trajtim.
“Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës”, njofton Policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.