Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot në kryeqytet po përdoren maskat
Ahmeti ka shkruar në Facebook se në 90 për qind të rrugëve të Prishtinës, po shihen qytetarë të cilët kanë vendosur maskën.
“Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 për qind me maska. Faleminderit të gjithëve. Përveç që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë”, ka shkruar Ahmeti.