×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

    Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall pasi prokurori Mehdi Sefa, në seancën e mbajtur më 2 korrik 2020, ishte tërhequr nga aktakuza për Krasniqin, me arsyetimin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se ai e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse ndaj të akuzuarit tjetër për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”, Adil Kukiqi, gjykata ka shpallur aktgjykim dënues.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, i akuzuari Kukiqi u dënua me 2,000 euro gjobë, të cilën detyrohet ta paguajë brenda 15 ditë nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Në rast të mos pagesës së gjobës, dënimi do t’i zëvendësohet në dënim me burg, ku çdo ditë burg do të llogaritet 20 euro.

    Po ashtu, Kukiqi obligohet që të paguajë 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari Krasniqi, gjatë periudhës kohore prej majit 2016 e deri në dhjetor 2018, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor pa leje të investitorit firmës “Agro Kuka” me pronar Adil Kukiqi, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr masa të duhura në kuadër të kompetencave të tij, për mos lejimin e ndërtimit të objektit dy katësh të firmës “Agro Kuka”, i cili nuk kishte leje ndërtimi fare.

    Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Kukiqi, me 28 gusht 2017, pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunal, i njëjti nuk e përfill vërejtjen për ndalimin e punimeve dhe heq shiritin e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare dhe vazhdon ndërtimin e objektit pa leje.

    I akuzuari Krasniqi, më 18 nëntor të vitit 2019, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, për një tjetër rast, ku gjithashtu akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.