×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 90,000 numri i të vdekurve nga Coronavirusi në ShBA

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Ka shkuar në mbi 90,000 numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, presidenti Donald Trump po pretendon se numri i infeksioneve është duke rënë në kohën kur vendi po e riaktivizon ekonominë.

    Të dielën, Shtetet e Bashkuara e kaluan një shifër të zezë të viktimave duke shënuar 90,068 të vdekur. Për 24 orë, numri i viktimave u rrit për 519, shkruan “Daily Mail”.

    Përpos viktimave, është shtuar edhe numri i të infektuarve. Deri të dielën, kjo shifër shkoi në 1 milion e 519 mijë të prekur, që i bën Shtetet e Bashkuara bindshëm vendin me më së shumti raste në botë.

    Pavarësisht rasteve të reja, presidenti Donald Trump të dielën pretendoi se rastet me koronavirus janë duke shënuar rënie. “Numri i rasteve me koronavirus është duke shënuar rënie të fuqishme në mbarë Shtetet e Bashkuara, me pak përjashtime. Lajm shumë i mirë, vërtet”, shkroi ai në Twitter.

    Disa shtete të ShBA-së e kanë filluar rihapjen e ekonomisë si hap për të dalë nga izolimi dymujor, por disa shtete të tjera, si Teksasi, ende janë duke shënuar rritje të numrit të rasteve.

    Optimizmi i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi në kohën kur disa zyrtarë vazhdimisht e kanë kritikuar qasjen e tij ndaj pandemisë. Ish-presidenti Barack Obama madje ka thënë se menaxhimi i situatës nga qeveria amerikane ka qenë një katastrofë absolute dhe kaotike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.