×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 217,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i viktimave të koronavirusit në tërë botën ka shkuar në 217,212, ndërsa numri i të infektuarve në 3,117,880.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë në vendin e parë në botë me mbi 59 mijë viktima dhe 1 milion e 12 mijë të infektuar, shkruan Gazeta Express.

    Në vendin e dytë në botë për numrin e viktimave për një kohë të gjatë është Italia me 27,359 raste fatale deri më tani. Ky shtet megjithatë është i treti në botë për shifrën e infektimeve me 201,505 të prekur.

    E dyta në botë për numrin e të infektuarve është Spanja me 232,128 raste. Sidoqoftë, shteti i Evropës Jugperëndimore është i treti në botë për numrin e viktimave me 23,822 të vdekur.

    Shumë afër Spanjës me numër të viktimave është Franca, që radhitet e katërta me 23,660 të vdekur. Ky shtet e mban të njëjtën pozitë edhe në listën e vendeve me më së shumti të infektuar. Atje janë regjistruar 169,053 të prekur me Covid-19.

    Për fat të mirë, bota ka shënuar edhe një numër të konsiderueshëm të të shëruarve nga sëmundja e re. Deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar mbi 932 mijë persona në tërë planetin. Më së shumti të shëruar janë konfirmuar në Spanjë – 123 mijë, pastaj në Gjermani 120 mijë dhe në Shtetet e Bashkuara 115 mijë persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.