SHBA vazhdon të ketë numër të madh të rasteve të reja me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara raportuan të paktën 41.586 raste të reja të koronavirusit dhe 338 vdekje të hënën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Deri më sot, SH.B.A. ka regjistruar të paktën 2.590.582 raste të Covid-19, sipas raporteve të rasteve të JHU.
Të paktën 126.114 persona kanë vdekur nga virusi në shkallë vendi.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.