Shtetet e Bashkuara publikuan raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 24,362 raste të reja të koronavirusit të hënën, duke e çuar totalin e vendit në të paktën 6,300,727 infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Numri i të vdekurve u rrit në të paktën 189,206 pasi 265 viktima të reja të lidhura me virusin u regjistruan gjithashtu të hënën.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.